Lojtare të huaja edhe në A2, Agroturizëm Huqi afron një volejbolliste turke

12 Nëntor 2019
10:47
Telesport
back button

Skuadra e Agroturizëm Huqi, që kryeson renditjen e Grupit A2 në volejboll për femra, ka arritur një marrëveshje me lojtaren turke Busra Parlak. 23-vjeçarja turke pritet të debutojë këtë fundjavë në kampionat me ekipin privat, që këtë sezon debuton në kampionatin e femrave. Lajmin e bëri publik presidenti i këtij ekipi, Rogert Huqi, që shprehet se kjo lojtare pritet të qëndrojë gjatë në kryeqytet.

Parlak është një diagonaliste, që pritet të përforëcojë edhe më shumë skuadrën e Agroturizëm Huqi, ekip që kryeson renditjen e Grupit A2, me 12 pikë të plota (4 fitore dhe asnjë humbje). Ky ekip, që drejtohet nga trajneri Ilir Thanasi, është kandidati kryesor për t’u ngjitur në A1 sezonin tjetër, një skuadër që këtë sezon po befason në kampionatin e femrave me paraqitjet e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit