Lojtarë, trajnerë dhe arbitra bien në fushë, në Gjermani japin alarmin

27 Nëntor 2021
13:52
Denis Hakanaj

Janë të shumtë lojtarët që, gjatë karrierës së tyre, janë përballur me probleme të natyrës kardiake që kanë vënë në rrezik jetën dhe karrierën e tyre.

Sëmundjet kardiake në futboll janë në rritje dhe rastet e fundit kanë qenë ato të 30-vjeçarit të Sheffield United, John Fleck, dhe natën pasuese Adama Traore, lojtari i Sheriff Tiraspol.

I pari ka rënë në fushë në mes të një ndeshje dhe ka dalë me barellë me maskën e oksigjenit, i dyti është ndier keq në minutat e fundit të ndeshjes së Champions League kundër Real Madrid dhe ka qenë i detyruar të largohet nga fusha.

Duhen kujtuar edhe rastet e danezit Christian Eriksen, që ka pësuar një arrest kardiak në Europianin e kaluar, deri te rasti i Sergio Aguero-s akoma i paqartë. Me pak fjalë, duket se një valë e pabesueshme problemesh kardiake ka goditur trupat e sportistëve të gjithë botës.

E përditshmja gjermane Berliner Zeitung ka publikuar një raport në fillimin e nëntorit që përmban një listë të gjatë sportistësh, trajnerë dhe arbitra që kanë rënë në fushë, ose pak pasi aktiviteti sportiv kishte përfunduar. Lista ka 24 raste që janë verifikuar në muajt e fundit.

Dhe kjo vetëm për sa i takon sektorit të futbollit. Sipas raportit të studiueses izraelite Yaffa Shir-Raz, në 2021 ka patur “një rritje me 500% të rasteve të humbjes së jetës për arrest kardiak të lojtarëve të FIFA-s”, në krahasim me 20 vitet e mëparshme.

“Çfarë po e shkakton këtë epidemi të papritur?”, është pyetja e studiueses. Priten përgjigje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit