Lojtarët dalin kundër Sarri-t, është i parashikueshëm dhe i mërzitshëm

22 Janar 2019
21:59
Denis Hakanaj
back button

Chelsea nuk po kalon një moment të mirë dhe Maurizio Sarri, i konsideruar si gjeni në muajt e parë të këtij sezoni, tani ka përfunduar nën akuzë. 

"Evening Standard" ka shkruar se lojtarët nuk janë aspak të kënaqur me metodat stërvitore të trajnerit, mënyrën si e menaxhon ndeshjet dhe zëvendësimet që bën. Ata mendojnë se veprimet e Sarri-t janë të parashikueshme dhe të mërzitshme. Këto kanë qenë fjalët e përdorura nga një burim afër klubit.

Megjithatë, problemi më i madh duket se ka të bëjë me një çështje me të cilën italiani është përballur edhe në kohën kur drejtonte Napoli-n: titullarët. Sipas të përditshmes angleze, pothuajse gjysma e ekipit të Chelsea-t stërvitet duke e ditur mirë se mundësia për të luajtur është zero. 

Gjë që ka ndodhur edhe në Itali, ku tekniku ka treguar qartë se nuk është një tifoz i madh i rotacionit. Futbollistët nuk janë aspak të lumtur, deri në atë pikë sa burimi anonim ka zbuluar se një nga lojtarët më pak të rëndësishëm të klubit ka thënë duke qeshur, por jo shumë, se: "Sarri nuk e di as si e kam emrin". 

Një situatë aspak e lehtë për t'u menaxhuar. Veçanërisht tani që dashuria e mediave për trajnerin është një kujtim i largët dhe që çdo rast është i mirë për ta sulmuar atë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit