“Lojtarët e infektuar janë bërë një makth, formacioni ndryshon çdo orë”

15 Janar 2022
21:15
Telesport
back button

Lazio fitoi 3-0 ndaj Salernitana, suksesi i parë për këtë vit për ekipin e trajnerit Maurizio Sarri. Ai u shpreh se për të, ashtu sikurse për të gjithë trajnerët, është bërë e vështirë të menaxhojnë skuadrat për shkak të pandemisë dhe faktit se çdo javë mungojnë lojtarë të infektuar.

Po mundohemi të gjejmë pak vijueshmëri në rezultate, por nuk është e lehtë. Në këtë moment të sezonit, lajmet që vijnë çdo ditë për Covid-19 janë një makth për trajnerët. Jemi të detyruar të bëjmë gjithçka nga e para sapo mësojmë se një lojtar është poziviv”, u shpreh Sarri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit