Lojtarët e Schalke-s marrin pjesë në një turne ilegal: Do të ketë pasoja të rënda

20 Maj 2020
22:42
Denis Hakanaj
back button

Të dielën e kaluar, rreth 200 të rinj të klubeve të ndryshëm gjermanë kanë marrë pjesë në një turne ilegal në Oberhausen.

Turneu ishte organizuar në mënyrë klandestine në rrjetet sociale dhe ëshhtë ndërprerë ndërsa po zhvillohej nga një ndërhyrje e forcave të rendit.

Në këtë turne duket se kanë qenë të pranishëm edhe disa lojtarë të ekipit të moshave të Schalke-s, që ka lajmëruar se do të marrë “masa shembullore që do  të sjellin pasoja të rënda” kundrejt atyre që kanë marrë pjesë në një turne kaq të çmendur në një moment të tillë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit