Lojtarët me më shumë gola në një sezon, Haaland në gjurmët e Messit dhe Ronaldos. RENDITJA

24 Janar 2023
8:24
Alfred Lleshi
back button

“Hat-trick” i Erling Haaland ndaj Wolverhampton e ngriti atë në 25 gola në Premier League në vetëm 20 ndeshje, duke kaluar tashmë golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar në ligën në fjalë. Shifra të pabesueshme, që mund ta çojnë norvegjezin në pikën për të thyer rekordet e çiftit Messi-Ronaldo në dekadën e fundit. Këtu janë golashënuesit më të mirë sezonalë në 24 vitet e fundit në 5 ligat më të mira evropiane.

23. ERLING HAALAND
Duke bërë debutimin e tij në Premier League, sulmuesi norvegjez po thyen rekord pas rekordi. Në vetëm 20 ndeshje të kësaj lige ai ka shënuar tashmë 25 gola, diçka jo aq e zakonshme në Angli. Mjafton të themi se vitin e kaluar titullin e golashënuesit e fitoi dyshja Son-Salah me nga 23 gola secili. Nëse “Këpuca e Artë” duket e rezervuar, një objektiv tjetër mund të jetë rekordi i golave ​​sezonalë të shënuar ndonjëherë në 5 ligat më të mira evropiane. Këtu janë paraqitjet më të mira në këtë drejtim që nga sezoni 1998-1999.

22. DIEGO FORLAN, 2008/2009
32 gola në La Liga me Atletico Madrid
12 gola në fazën e parë

21. MOHAMED SALAH, 2017/2018
32 gola në Premier League për Liverpool
15 gola në fazën e parë

20. ROBERT LEWANDOWSKI, 2019/2020
34 gola në Bundesligë për Bayern Munich
19 gola në fazën e parë

19. LIONEL MESSI, 2017/2018
34 gola në La Liga për Barcelonën
17 gola në fazën e parë

18. LIONEL MESSI, 2009/2010
34 gola në La Liga për Barcelonën
17 gola në fazën e parë

17. CRISTIANO RONALDO, 2012/2013
34 gola në La Liga me Real Madridin
16 gola në fazën e parë

16. ROBERT LEWANDOWSKI, 2021/2022
35 gola në Bundesligë për Bayern Munich
19 gola në fazën e parë

15. CRISTIANO RONALDO, 2015/2016
35 gola në La Liga me Real Madridin
14 gola në fazën e parë

14. EDINSON CAVANI, 2016/2017
35 gola në Ligue1 për Paris Saint Germain
18 gola në fazën e parë

13. CIRO IMMOBILE, 2019/2020
36 gola të shënuar në Serinë A me Lazion
20 gola në fazën e parë

12. LIONEL MESSI, 2018/2019
36 gola në La Liga për Barcelonën
17 gola në fazën e parë

11. GONZALO HIGUAIN, 2015/2016
36 gola në Serie A me Napolin
18 gola në fazën e parë

10. LIONEL MESSI, 2016/2017
36 gola në La Liga për Barcelonën
15 gola në fazën e parë

9. ZLATAN IBRAHIMOVIC, 2015/2016
38 gola në Ligue1 për Paris Saint Germain
15 gola në fazën e parë

8. LUIS SUAREZ, 2016/2017
40 gola në La Liga me Barcelonën
16 gola në fazën e parë

7. CRISTIANO RONALDO, 2010/2011
40 gola në La Liga me Real Madridin
22 gola në fazën e parë

6) ROBERT LEWANDOWSKI, 2020/2021
41 gola në Bundesligë për Bayern Munich
22 gola në fazën e parë

5. LIONEL MESSI, 2014/2015
43 gola në La Liga për Barcelonën
19 gola në fazën e parë

4. LIONEL MESSI, 2012/2013
46 gola në La Liga për Barcelonën
28 gola në fazën e parë

3. CRISTIANO RONALDO, 2011/2012
46 gola në La Liga me Real Madridin
23 gola në fazën e parë

2. CRISTIANO RONALDO, 2014/2015
48 gola në La Liga me Real Madridin
28 gola në fazën e parë

1. LIONEL MESSI, 2011/2012
50 gola në La Liga për Barcelonën
22 gola në fazën e parë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit