“Lojtarët në Botëror?”, Klopp zbulon: Kemi një rregull…

12 Nëntor 2022
13:23
Denis Hakanaj
back button

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it, ka folur në konferencë për shtyp për ndeshjen e kampionatit kundër Southpamton, por edhe për Botërorin e Katarit që do të fillojë pas pak ditësh.

Në mënyrë të veçantë, trajneri gjerman është ndalur te lojtarët e Të Kuqve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës. Kryesisht ka folur për Alexander-Arnold:

“Ka qenë shumë i gëzuar për lajmin, është një turne i madh. Trent është shumë i qetë dhe luan futbollin e tij, kërkon të përmirësohet”, ka thënë Klopp.

“Do të kishte qenë zhgënjyese nëse nuk do të ishte grumbulluar për Kupën e Botës. Kam parë fytyrën e tij dhe është me të vërtetë i gëzuar. Ky është një rezultat i madh”.

Pikërisht në lidhje me lojtarët që do të luajnë në Katar, Klopp ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me monitorimin e tyre: “Kemi një rregull: lojtarët duhet të më shkruajnë menjëherë nëse kanë probleme dhe pas një ndeshjeje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit