Lojtaret stërviten në fushë, hajdutët bëjnë kërdinë

13 Shkurt 2019
13:56
Telesport
back button

Një incident i shëmtuar ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Itali. Gjatë kohës që volejbollistet e skuadrës Volalto ishin duke u stërvitur në pallatin e sportit “Palavignola”, në Caserta, hajdutët kanë dëmtuar makinat e lojtareve që ishin parkuar jashët pallatit të sportit.

Jo vetëm kaq, por pasi kanë thyer xhamat e dëmtuar makinat, hajdutët kanë vjedhur çdo send me vlerë që ndodhej brenda makinës. Një gjest që ka irrituar pa masë edhe drejtuesit e klubit italian të volejbollit.

Xhamat e thyera te makinave

Presidenti Nicola Turco u shpreh: “Dua të arrestuar për këtë ngjarje të rëndë. Një turp, një gjest i ulët karshi lojtareve tona dhe për qytetin tonë”. Lojtaret janë shprehur të habitura nga ajo që kanë parë kur kanë përfunduar stërvitjen.

Ne luajmë për të mbajtur lart dhe nderuar emrin e qytetit tonë, ndërsa disa vandalë na e shpërblejnë kështu. Ky është një turp”, thanë lojtaret e ekipit të Volalto.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit