Lojtari abuzohet nga tifozët e ekipi të tij, klubi nis hetimet

14 Janar 2019
16:47
back button

Tottenham ka nisur hetimet për thirrje raciste ndaj Son Heung-min gjatë humbjes me Manchester United…nga tifozët e tyre.

Mbrëmjen e së dielës, gjatë disfatës 1-0 në Wembley, mbështetësit e Spurs janë tmerruar nga thirrjet raciste të disave në drejtim të lojtarit nga Koreja e Jugut. 

Një person që ka qenë në Wembley ka raportuar abuzimin e rëndë ndaj Son nga një individ i cili e ka tepruar. 

Gazetari dhe tifozi i Tottenham James Dickens ka shkruar në Twitter: “Nuk kisha hasur racizëm në 15 vitet e mia në futboll.

“Megjithatë, sot jam tmerruar nga tifozët e Spurs. E kam raportuar te autoritetet, madje jam konfrontuar edhe vetë me të. Ndërkohë kam qenë në stadium me birin tim.”

Në skenë kanë dalë edhe tifozë të tjerë që kanë treguar historitë e tyre që kanë hasur me racizmin në shkallët e Wembley.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit