Lojtari firmosi me Lazion pa lejen e Malaga, shpërthen padroni i klubit spanjoll: I hedh në gjyq!

22 Korrik 2019
18:50
Anton Cicani
back button

Lazio e ka nisur grumbullimin e saj prej disa ditësh, ndërsa ka luajtur edhe miqësore. Disa fytyra të reja nën urdhërat e Simone Inzaghit, mes tyre një mesfushor i talentuar që u transferua nga Spanja. Bëhet fjalë për Jony (Jonathan Rodriguez Menendez), që sezonin e shkuar luajti në huazim te Deportivo Alaves duke rezultuar i jashtëzakonshëm.

Por, pronare e kartonit të tij është Malaga, klubi i shqiptarit Keidi Bares. Lazio përfitoi nga një kontratë e vendosur mes spanjollit dhe klubit bardheblu që, në rast se këta të fundit nuk ngjiteshin në La Liga (humbën playoff ndaj Deportivo La Coruna), atëherë do të mund të largohej për një shumë të vogël.

Kështu, Lazio do të paguajë 2,5 mln euro në arkat e Malagas. Por, pronari i klubit spanjoll, Al Thani, ka reaguar ashpër, teksa Jony ndodhet në grumbullim me Lazion: "Nuk kam firmosur asgjë! Asnjë transferim nuk është bërë. Lojtari dhe Lazio kanë shkelur rregullat, do t'i hedh në gjyq!".

Sipas Malaga, Lazio duhet të paguajë klazuolën për prishje kontrate të vendosur 12 mln euro, më pas të bëhet transferimi. Por, kontrata e lojtarit skadon vitin tjetër dhe ai kishte një nënakord se mund të largohej pa klazuolë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit