Lojtari i Kombëtares së Anglisë e pranon: Shumë e vështirë kjo gjë!

25 Mars 2020
21:32

Situata që po kalon e gjithë Bota nuk është aspak normale, por të gjithë po shpresojmë që ky makth të mbarojë sa më shpejt. Çdo gjë ka ndaluar për shkak të Coronavirusit, normalisht edhe futbolli. Të gjithë janë të izoluar dhe për futbollistët nuk është aspak e lehtë që të stërviten në këto momente.

Diçka të tillë e ka pranuar edhe Michael Keane. Mbrojtësi i Everton dhe i Kombëtares së Anglisë ka folur për “Talk Sport”, ku është shprehur se në kushtet e shtëpisë është shumë e vështirë.

“Të gjithë kemi marrë nga një program personal dhe po e zbatojmë. Të them të drejtën nuk është aspak e lehtë, pasi nuk mund të stërvitemi siç duhet nga shtëpia. Nuk i kemi mjetet e duhura dhe improvizojmë. Është shumë e vështirë. Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që të vijojmë të stërvitemi fort”, shprehet Keane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit