Lojtari i Milanit tregon dhimbjet e fillim sezonit: “Isha goditur psikologjikisht, nuk e kuptoni dot”

27 Nëntor 2020
16:05
Telesport
back button

Samu Castillejo ka qenë ndër më kritikuarit e Milanit këtë fillim sezoni dhe goli ndaj Lille duket sikur e ka çliruar pak!

Spanjolli u intervistua nga Milan TV pas ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Pierre Mauroy” në Francë, ndaj Lille.

Spanjolli u çlirua me një gol dhe shpreson që tashmë të mos ndalet më, edhe pse i vjen keq për shpërqendrimin te goli i pësuar.

“Shumë keq për atë shpërqendrim që në fund nuk na bën të marrim tri pikët në shtëpi, por ne e kontrolluam ndeshjen nga fillimi në fund.

Jam i kënaqur me mënyrën se si kemi luajtur dhe karakterin që kemi treguar”

Për problemet fizike: “Unë jam i lumtur që jam kthyer të luajë pa dhimbje, fillimi i sezonit ishte i rëndë për mua, jam gjithashtu i lumtur për golin dhe për të ndihmuar ekipin. Dhimbjet të rrëzojnë edhe mendërisht, por tani ndihem mirë”.

Me ndihmën e Rebic: “Ne kemi përgatitur lojën dhe kundërsulmet, Ante të ndihmon shumë në thellësi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit