Lojtari i parë me koronavirus në La Liga, Atletico me vendim rrufe

15 Mars 2020
13:05
Eraldo Harlicaj
back button

La Liga zbuloi rastin e parë me koronavirus, pasi lojtari i Valencas, Ezequiel Garay, rezultoi pozitiv me COVID-19. Kampionati spanjoll është ndalur, ndërsa tashmë ka pezullim dhe të stërvitjeve. 

Atletico Madridi është klubi i radhës që ka vendosur të ndalet. Trajneri Diego Simeone dhe stafi i tij u kanë komunikuar lojtarëve se seancat stërvitore do të ndalen për një periudhë minimalisht dy javë. 

Atletico nuk dëshiron të rrezikojë në këtë gjendje dhe “El Cholo” u ka shpërndarë programe individuale lojtarëve të tij. Ai ka rritur besimin në ekip pas eliminimit të Liverpoolit nga Champions League. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit