Lojtari i përfaqësueses kosovare pranë largimit nga Lazio

20 Qershor 2019
18:46
back button

Mesfushori i Lazio-s Valon Berisha mund t’i ribashkohet Red Bull Salzburg pas vetëm një sezoni në kryeqytetin italian. 

Sipas Il Tempo, Berisha është gati të rikthehet në Salzburg për një huazim njëvjeçar dhe momentalisht pritet vetëm OK i Lazio-s. 

Klubi italian pagoi 7.5 milionë euro për 26-vjeçarin verën e kaluar, por ai luajti vetëm 14 herë dhe është përndjekur nga dëmtimet. 

Ndërkohë skuadra austriake është kualifikuar për Champions League sezonin e ardhshëm falë fitores së Liverpool në finalen e Champions League. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit