Lojtari i Tottenham shkel rregullat anti-koronavirus, fajin e kanë flokët (FOTO)

20 Maj 2020
14:50
Telesport
back button

Janë të shumtë rastet në Angli të futbollistëve që në vend të respektojnë karantinën, dalin në mbrëmje, dëfrehen por bëjnë dhe më keq. Nuk është rasti i të gjithëve, por disa janë gjobitur.

E fundit në radhë duket se do të jetë lojtari i Tottenham Serge Aurier duket se nuk ndreqet kurrë. Këtë herë, mbrojtësi i Tottenham ka postuar një foto në Instagram me berberin e tij pa respektuar normat e distancimit social anti-koronavirus, teksa Anglia vazhdon të jetë në izolim për shkak se numri i viktimave mbetet ende i lartë ashtu si edhe të infektuarit ditorë.

Foto ka krijuar shumë polemika dhe klubi i Tottenham tashmë po mendon të gjobisë futbollistin, teksa një zëdhënës ka deklaruar për “Daily Mail” se “po hetohet mbi rrethanat dhe do të nxirret një përfundim mbi këtë ngjarje dhe thyerje rregullash”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit