Lojtari mesazh Lampard: Dua të rinovoj kontratën me Chelsea

16 Shtator 2019
19:55
Telesport
back button

Mesfushori brazilian i Chelsea, Willian, në një intervistë për “Evening Standard”, ka bërë me dije se dëshira e tij është të rinovojë kontratën me skuadrën londineze. Kontrata aktuale skadon në fund të këtij sezoni.

Willian luan në Londër prej 6 sezonesh dhe dëshiron të vazhdojë të qëndrojë aty. “E di që kontrata aktuale skadon në fund të këtij sezoni. Gjithsesi, unë e adhuroj të luaj për Chelsea dhe dëshira ime është të qëndroj këtu”, tha Willian.

Edhe familja ime ndihet mirë këtu dhe nuk ka arsye për t’u larguar. Kam 6 vite që luaj këtu dhe gjithçka është e përkryer për mua. Mendoj se kam ende për t’i dhënë këtij klubi, të fitoj më shumë tituj këtu”, u shpreh braziliani.

Mesfushori brazilian Willian

Lajme të tjera

Lajmet e fundit