Lojtari rikthehet në stërvitje pas 2 muajsh, por trajneri e lë në shtëpi

4 Mars 2019
19:41
Telesport
back button

Dele Alli i është rikthyer sot stërvitjes me skuadrën e Tottenham pas gati dy muajsh. Ai u dëmtua në janar të këtij viti në kofshë, në ndeshjen ndaj Fulham në Premier League. Gjithsesi, nuk pritet që lojtari të zbresë në fushë këtë fundjavë ndaj Southampton. Sipas “Sky Sports”, trajneri Mauricio Pochettino do t’i lërë edhe një javë kohë të stërvitet me grupin para se ta aktivizojë.

Lojtari do të mungojë edhe nesër, në ndeshjen e kthimit të Champions League, ku skuadra e Tottenham do të luajë në Gjermani ndaj Borussia Dortmund. Dele Alli nuk ka udhëtuar me skuadrën dhe ka vijuar një stërvitje të personalizuar në Londër. “Mendoj se Dele është shumë pranë rikthimit në fushë. Të shohim nëse do ta përfshijmë që të shtunën në skuadër”, u shpreh Pochettino.

Rikthimi i Dele Alli është një lajm i mirë për skuadrën e Spurs, që tashmë është më e kompletuar në prag të këtij fundsezoni. Tottenham lufton për titullin në Premier League edhe pse është larg dy ekipeve të kreut, si dhe për një vend në çerekfinalet e Champions Leagure (Spurs kanë fituar 3-0 në Londër ndeshjen e parë ndaj Dortmund).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit