Lojtari thumbon Man. United: Kush po bëhesh, është me rëndësishme se sa kush ke qenë!

22 Shkurt 2021
18:45
Telesport
back button

Një nga lojtarët që nuk u përfill këtë sezon nga Manchester United ishte Jesse Lingard, i cili nuk luajti asnjë minutë me fanellën e “Djajve të Kuq” dhe vendosi që në merkaton e janarit të kalonte te West Ham, që i besoi fantazistit.

Lingard e ka shpërblyer deri më tani besimin e londinezëve, duke shkëlqyer në katër ndeshjet e para me 3 gola të shënuar. Tani i rilindur, Lingard nuk mund të harrojë edhe Manchester United që e thumbon me një postim në Twitter.

“Kush po bëhesh, është më e rëndësishme se kush ke qenë”, shkruan anglezi, i cili i referohet pikërisht kohës së tij në “Old Trafford”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit