Lojtarët në izolim, Solskjaer kërkon ndihmën e partnereve

31 Mars 2020
22:31
Denis Hakanaj
back button

Manchester United, ashtu si shumë skuadra të tjera, nuk do t’ia dijë për ta anuluar sezonin, Djajtë e Kuq duan të luajnë deri në fund për të përmirësuar pozicionin e tyre në renditje.

Dhe në pritje të kthimit në fushë, lojtarët po stërviten në shtëpi. Trajneri Solskjaer, duke bërë shaka, por jo dhe aq, ka thënë se yjet e tij mund të marrin edhe një ndihmë të veçantë.

“Pjesa më e madhe e tyre kanë instrumenta shumë  të mirë pune dhe oborre me shumë hapësirë, kështu që, ndoshta gratë dhe të fejuaarta mund t’i ndihmojnë me ndonjë pasim ose krosim”, ka thënë norvegjezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit