Lokomotiv Zagreb feston kuqezi dhe lutet për Shqipërinë!

29 Nëntor 2019
22:52

Fitorja 4-0 e Lokomotiv Zagrebit ndaj Goricës në kampionatin kroat ishte edhe mundësia që shqiptarët që luajnë aty të solidarizohen me popullin e tyre që po kalon momente të dhimbshme pas tërmetit që solli 49 viktima.

Kastrati dhe Uzuni gjetën rrjetën ndërsa në fund, faqja zyrtare e Lokomotiv Zagrebit shkruajti: “Ne ua kushtojmë fitoren tonë të madhe miqve tanë të dashur nga Shqipëria!”.

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Indrit Tuci, shkroi në Instagramin e tij: ” Lutemi për shëndetin tuaj, ngushëllime familjeve që janë prekur nga tërmeti”.

Uzuni dhe Kastrati i festuan golat e tyre me flamur shqiptar dhe duket se kjo fitore e ekipit kroat, është vetëm për Shqipërinë. Një gjest i madh nga një klub i madh!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit