Lomachenko konfirmohet kampion, rrëmben edhe titullin WBO të Pedraza

9 Dhjetor 2018
13:38
Telesport
back button

Boksieri ukrainas Vasyl Lomachenko konfirmohet kampion bote në peshën e lehtë, pas triumfit me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj portorikanit Jose “sniper” Pedraza, duel me 12 raunde që u zhvillua në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut. Lomachenko, përveçse mbrojti titullin WBA Super si dhe atë të Ring Magazine, mori edhe titullin e kategorisë WBO, duke korrur suksesin e tij të 12-të në karrierë, ku ka edhe një humbje.

Për Pedraza kjo ishte një humbje e pritshme, e dyta në karrierën e tij edhe pse rezistoi deri në fund, por më shumë vështirësi, pasi ra dy herë “Ko” gjatë kësaj sfide. Lomachenko bëri një paraqitje të shkëlqyer në këtë sfidë, duke fituar me lehtësi, çka shihet nga pikëzimi i tri gjyqtarëve në favorin e tij: 119-107, 117-109 dhe 117-109. Edhe pse pritej një sfidë më e fortë, Pedraza asnjëherë nuk arriti të rivalizojë, duke e dorëzuar kollaj titullin.

Pedraza reagoi vetëm një herë, në raundin e 10-të, kur vuri për një moment në vështirësi ukrainasin, që reagoi në mënyrë të shkëlqyer një raund më vonë, kur hodhi dy herë portorikanin në tapet. Portorikani përfitoi edhe nga numërimi me vonesë i gjyqtarit, çka i dha mundësi të ngrihte në këmbë dhe mbyllë raundin, por nuk kishte asnjë shans për fitore. Për ukrainasin në të ardhmen pritet një tjetër duel titulli, për të unifikuar titujt e këtij Divizioni.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit