Londër, shtëpia milionere e Hamilton që “frikëson” fqinjët (FOTO)

12 Gusht 2020
17:59
Denis Hakanaj
back button

Gjashtë herë kampioni i Formula 1 ka disa probleme me fqinjët në Kensingotn, në zonën perëndimore të Londrës.

Në shtëpinë e blerë në 2017-ën me vlerë 20 milionë euro, në fakt, ai nuk po arrin  bëjë punime në kopshtin e tij.

Një vilë me 4 kate në të cilën Lewis nuk ka jetuar kurrë, por që kërkon ta zgjerojë:

“Sigurisht nuk e ka të nevojshme të ndërtojë diçka në kopshtin e tij”, ka thënë një fqinj për The Sun.

“Nëse pronari transferohet këtu, do të jetë padyshim një vend festash, për shkak të stilit të jetës që ka”.

Në fakt, hapësira nuk i mungon banesës së ndërtuar nga arkitekti i famshëm Smuel Johnson në 1860-ën:

katër salla pritje me dy banja të mëdha, gjashtë dhoma gjumi, një sallë ndenje gjigante me oxhak, një kuzhinë profesionale dhe kopshtin 18 metra katrorë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit