Lonergan, portieri i tretë i Liverpool-it që ka frikë… Shaqirin

2 Gusht 2020
13:54
Denis Hakanaj
back button

Alisson, Adrian dhe Lonergan.

Janë këta tre portierët e Liverpool-it kampion të Premier League. Të gjithë e njohin ish-portierin e Roma-s dhe zëvendësin e tij, por janë të paktë ata që e dinë se kush është Andy Lonergan.

Ai ka lindur në Preston, është shpallur kampion i Anglisë Të Kuqtë, ashtu si kolegët e tij të repartit.

Në një intervistë të dhënë për Liverpool Echo, 36-vjeçari ka folur për eksperiencën e tij në Anfield dhe në mënyrë të veçantë për stërvitjet kundër… sulmuesve.

Nuk duhet të jetë aspak e lehtë për një portier të përballet  çdo ditë me lojtarë të kalibrit të Salah, Firmino dhe Mane, por makthi i vërtetë i Lonergan është… Shaqiri:

“Kur kam ardhur te Liverpool-i, nuk jam befasuar nga cilësitë e lojtarëve. Janë të gjithë të një niveli të lartë, të pabesueshëm. Megjithatë, nëse duhet të them të vërtetën, ai që kisha me të vërtetë frikë ta kisha përballë në stërvitje ishte Shaqiri”.

“Shpresoj të jetë gjithmonë në skuadër me mua. Ai është një magjistar i          vogël. Nuk ia këshilloj askujt ta ketë kundër. Mund të bëjë me të vërtetë              gjithçka me këmbën e tij të majtë. Në të vërtetë, të gjithë sulmuesit janë të pabesueshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit