Longo nis betejën psikologjike: Dinamo ka traditën, ne kemi diçka më shumë

28 Tetor 2021
15:23
Alfred Lleshi
back button

Java e 7-të e Superiores do të startojë nesër, me ndeshjen e shumëpritur Dinamo-Kukësi, e cila do të luhet prej orës 19:45 në “Air Albania”. Trajneri italian i verilindorëve, Diego Longo, ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka bërë prognozën e sfidës që i pret të tijtë:

“Dinamo është ngjitur këtë vit në elitë, por ka traditë në futbollin shqiptar. Edhe aktualisht ka një ekip të mirë, pretendon titullin kampion. Sigurisht, ndodhet nën presion për momentin, ngaqë po nuk fitoi nesër, do të jetë problem. Kundërshtari ka bërë investime të mëdha.

Për sa i përket presionit të jashtëm, ata janë të detyruar të fitojnë. Ne jemi të detyruar të fitojmë vetëm për shkak të mentalitetit që kemi. Nuk ka më alibi. Duhet të bëjmë mirë dhe të kemi rezultate pozitive. Kjo është ajo që duhet të bëjmë. Nuk dua ta paragjykoj Dinamon, por Kukësi ka diçka më shumë, sepse është më i konsoliduar si grup lojtarësh. Asnjëherë nuk na ndalin për mentalitetin që kemi.

Kampionati është shumë i fortë. Në fillim nuk i kishim balancat, pastaj kemi treguar se mund të fitojmë ndaj çdo ekipi. Ne jemi ekip sulmues dhe këtë e tregojnë statistikat. Unë jam i fundit, që kam ardhur te Kukësi. I respektoj të gjithë, jam i lumtur me lojtarët e mi. Ajo që sugjeroj është të jemi të gjithë bashkë. Unë iu kam kërkuar lojtarëve të jenë vetja”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit