Champions League

Lopetegui: Nëse doni një trajner të zhytur, mos kërkoni këtu…

Julen Lopetegui doli në konferencë për shtyp nga “Valdebebas”, diçka që ishte në dyshim pas disfatës së të bardhëve kundër Levantes. Tekniku u shfaq aty për të analizuar duelin kundër Viktoria Plzen (në Champions),  por, mbi të gjitha, situatën personale dhe të ardhmen e tij në stolin e bardhë.

Çfarë loje prisni?
Skuadra është si zakonisht, apelon me historinë e klubit. Eshtë një ndeshje e Ligës së Kampionëve, me të cilën do të përballemi me ambicie dhe entuziasëm.

A mund të jetë kjo, ndeshja juaj e fundit?
Ndiej se kemi një ndeshje nesër, për të cilën jemi shumë të angazhuar. Do ta përballojmë atë me dashurinë dhe energjinë më të madhe. Nuk mendoj asgjë më shumë se ndeshja e së nesërmes.

A e humbët përkrahjen e klubit me humbjen e fundit?
E shoh këtë raport në mënyrën më normale. Unë e përballoj çdo ditë me normalitetin që të lejon një klub i tillë. Nëse pretendoni të shihni një trajner të zhytur, mos shikoni e kërkoni këtu.

Nesër, si do të luani?
Kemi bërë analizën e rivalit dhe mbi këtë bazë po e përgatisim ndeshjen. Nuk shoh përtej skenarit, që është ajo, që më detyron mua të marr përgjegjësitë.

Por, situata duket delikate…
Në këtë klub kam mësuar të luftoj dhe të mos dorëzohem. Ne do të luftojmë, sepse jemi në kohë për ta kthyer këtë situatë, që e dimë se nuk është më e mira.

A do të jeni të dielën në “Camp Nou”?
Unë flas për ndeshjen e nesërme, prandaj kam dalë këtu. Nuk mund të konfirmoj më shumë se koha e tanishme. Unë do të jem trajneri i Real Madridit nesër. Nëse ju doni të pyesni se çfarë do të ndodhë pas një jave apo një viti…

Cila është gjendja psikologjike e lojtarëve?
Të gjithë janë kampionë, janë lojtarë të fortë, të mësuar për t’i kaluar të tilla situata të këqija me forcë dhe cilësi. Ekipi është gjallë, i ngacmuar në sedër dhe i bindur për ta ndryshuar gjendjen.

Çfarë prisni nga sfida me Viktoria Plzen?
Real Madridi është si gjithmonë i karikuar maksimalisht para një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve, me ambicie dhe shpresë. Ne duam të bëjmë një ndeshje të shkëlqyeshme. Rivali i nesërm është mjaft fizik, me lojtarë cilësorë, një ekipi i mirëorganizuar taktikisht. Jam i sigurtë se do të bëjmë një ndeshje të madhe kundër Viktoria Plzen.

Më shumë nga Champions League