Lopez shtang Lomachenko-n, fiton titujt WBA dhe WBO me vendim unanim (Video)

18 Tetor 2020
10:46
Denis Hakanaj
back button

Teofimo Lopez Jr. ka marrë një fitore befasuese me vendim unanim kundër Vasiliy Lomachenko duke marrë titujt WBA, WBC dhe WBO të peshave të lehta dhe duke ia shtuar titullit të tij IBF të shtunën në mbrëmje.

Vendimi i gjyqtarëve në MGM Grand në Las Vegas ka qenë 116-112, 119-109 dhe 117-111 të gjithë në favor të 23-vjeçarit Lopez, i cili është bërë boksieri më i ri me katër tituj në historinë e boksit.

Lopez (16-0, 12 KO) ka shtangur botën e boksit pa patur nevojë për të përdorur një fuqi të madhe. Ai ka lënë në hije Lomachenko-n (14-2, 10 KO), i cili është paraqitur në këtë ndeshje si boksieri më i mirë  në qarkullim.

Ukrainasi është zgjuar vonë dhe Lopez ka patur një shpërthim në raundin e 12-të për të siguruar fitoren. Ai ka sulmuar Loma-n në trup, siç ka bërë për pjesën e parë të ndeshjes, dhe e ka dëmtuar Lomachenko-n me një të djathtë të fortë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit