Lopez sulmon Wanda Nara: Me Icardin, vetëm për para. S’më lejon të flas me fëmijët e mi

14 Korrik 2019
13:48
Alfred Lleshi
back button

Maxi Lopez kaloi disa ditë në Argjentinë dhe mori pjesë në një program televiziv, në të cilin foli për veten, si një baba i veçantë. Tre djemtë e tij, siç dihet, lindën nga martesa me Wanda Nara, ish-bashkëshortja e tij dhe partnerja e tanishme e Mauro Icardi.

"I pashë ata dy herë vitin e kaluar. Gjithmonë jam përpjekur të flas me Wanda, por gjithçka që është private mes nesh publikohet në rrjetet sociale. Për pasojë, prej një kohe të gjatë, komunikimi ynë është ndërprerë. Ekziston një marrëveshje e nënshkruar para gjykatës, e cila kurrë nuk është respektuar nga ajo. Vazhdimisht përpiqem të jem i pranishëm në jetën e fëmijëve të mi, por po humbas një pjesë të rëndësishme të rritjes së tyre", – tha Lopez, ndër të tjera. 

Më pas, ai sulmoi bashkëshorten aktuale të Icardit: "Atë ditë, kur pashë fotot e fëmijëve të mi të veshur me fanella të Interit dhe Newell's, i thashë se po gabonte. Ajo e do Interin dhe Icardin vetëm për para. Më vjen keq, kur shoh fëmijët e mi të përdorur. Disa herë ua ka hequr telefonin nga duart fëmijëve të mi, kur po bisedonin me mua".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit