Lorenzo bën “strike”, gabon në kthesë dhe rrëzon 3 pilotët pretendentë për titull (video)

16 Qershor 2019
14:16
Telesport
back button

Çmenduri e Jorge Lorenzo në garën e Çmimit të Madh të Katalonjës, e cila po zhvillohet në pistën e Barcelonës. Piloti spanjoll i Honda, në xhiron e dytë të garës, ka humbur kontrollin e motorit të tij dhe është rrëzuar, duke marë me vete edhe 3 pilotë të tjerë: Maverick Vinales e Valentino Rossi me Yamaha si dhe Andrea Dovizioso me Ducati.

Të katërt këta pilotë ishin duke dueluar për fitoren në këtë garë, por i kanë thënë shumë shpejt “lamtumirë” asaj, pasi kanë përfunduar jashtë piste. I vetmi që ka shpëtuar nga ky aksident është Marc Marquez me Honda, që evitoi kontaktin dhe tashmë kryeson i vetëm dhe i shkëputur nga rivalët garën e shtëpisë.

Lorenzo ka bërë një gabim fatal, duke rrëshkitur me motorin e tij dhe rrëzuar 3 pilotë të tjerë. Ai i bëri një favor të madh Marquez, pasi i “hoqi qafe” të gjithë pretendentët për titullin kampion në Moto GP. Të gjithë pilotët e përfshirë në kërtë aksident u detyruan të tërhiqen nga gara, çka pritet të krijojë polemika të mëdha në orët në vijim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit