Lorient-PSG nis me gol: super gafë nga vendasit, Neymar nuk fal (Pamjet)

6 Nëntor 2022
13:17
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain është kthyer në fushë për javën e 14-të të kampionatit francez të futbollit. Kampionët në fuqi të Francës po luajnë në fushën e Lorient.

Një ndeshje që është hapur me gol. Skuadra e Galtier, në fakt, ka shënuar pas vetëm nëntë minutash lojë me Neymar. Braziliani ka përfituar nga një gafë e portierit dhe ka shënuar me lehtësi.

Duket se Paris Saint-Germain nuk do të ketë probleme të marrë fitoren e radhës në kampionat edhe pse nuk ka në dispozicion Lionel Messi-n, i cili është ndalur nga një shqetësim fizik.

Vazhdon sezoni i shkëlqyer i O’Ney, i cili ka realizuar 11 gola në ndeshjet e luajtura deri tani në këtë sezon të kampionatit francez dhe ka dhënë plot tetë asiste.

GOLI I NEYMAR – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit