Lorik Cana “i hyn” politikës, kërkon votën e Diasporës për Shqipërinë

6 Qershor 2020
11:41
Alfred Lleshi
back button

Debati për sistemin zgjedhor në Shqipëri ka përfshirë jo vetëm aktorët politikë në vend, por edhe njerëz të fushave të tjera. Njëri ndër ta është edhe ish-kapiteni ynë kuqezi, Lorik Cana. Ai, përmes faqes së vet në rrjetet sociale, ka apeluar që të lejohet vota e Diasporës, duke shpërndarë edhe linkun përkatës, ku shqiptarët mund t’i bashkohen kësaj nisme përmes votimit për dicka të tillë:

“Të dashur miq, vëllezër dhe motra!
Në këto kohë të vështira, kur jemi duke u përballur me epideminë Covid 19, kur po kujdesemi për familjet dhe miqtë tanë, kemi një dritare të shkurtër mundësie për të formuar të ardhmen e Shqipërisë përmes fuqisë së votës së Diasporës.
Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të bëjë rekomandimet e tyre në Komisionin Parlamentar Shqiptar për Reformën Zgjedhore për votimin e Diasporës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për vitin 2021.
Ju lutemi nënshkruani këtë peticion, ndajeni me familjen dhe miqtë për ta nënshkruar, qarkullojeni me kontaktet, email dhe ndajeni në rrjetet sociale. Nga kjo varet stabiliteti dhe e ardhmja e Shqipërisë!
Reforma zgjedhore shumë e nevojshme për përfaqësimin e listave të hapura dhe votimi i Diasporës në Shqipëri do të sjellë stabilitet politik, mirëqenie ekonomike, do të reflektojë edhe vullnetin e vërtetë të popullit. Kosova tashmë e lejon, le ta bëjmë në Shqipëri!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit