Lorik Cana merr “shiringën” në dorë, ja thirrja e fortë që ka për shqiptarët

26 Tetor 2021
9:06
Alfred Lleshi
back button

Fjala e ish-kapitenit tonë të kombëtares, rekordmen i ndeshjeve me kuqezinjtë, ngjit shumë te shqiptarët. Me siguri, duke e ditur këtë gjë, autoritetet shëndetësore në vend e kanë përdorur imazhin e tij në fushatën pro vaksinimit anti Covid në Shqipëri. Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot në rrjetet e saj sociale një video të Lorikut, ku ai bën thirrje për vaksinim, si arma e vetme që ka sot njerëzimi për t’i dhënë pund pandemisë së koronavirusit:

“Mjeti më i mirë për ta përballur, për ta luftuar dhe për ta tejkaluar këtë pandemi do të ishte vaksina, tek e cila e gjithë bota besoj se i kishte sytë. Dua të jem 100%, le të themi i sinqertë, dhe dua të them që nuk kam pasur asnjëherë dyshime rreth efekteve të vaksinës apo rezultateve të vaksinës, pavarësisht a mbulon plotësisht apo mbulon akoma pjesërisht si vaksinë e parë që ka dalë.

Kam qenë gjithmonë i sigurt që vaksina është një mjet, i cili të ndihmon ty për t’u mbrojtur, por si prind kryesisht e kam bërë për të mbrojtur fëmijët e mi, por edhe prindërit e mi. Vaksinat tani janë një pjesë e përgjithshme e shoqërisë tonë, kemi lloj-lloj vaksinash, fëmijët tanë marrin lloj-lloj vaksinash, është faktori pse jetojmë më mirë, jetojmë më gjatë, jetojmë më të shëndetshëm dhe më të fortë. Kam qenë menjëherë i sigurt që ajo është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur njëherë të afërmit e mi e pastaj të gjithë shoqërinë tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit