Lorik Cana: Pas 10 vitesh takova ish-in dhe u josha nga ajo…

23 Prill 2021
9:32
Alfred Lleshi
back button

Ish-kapiteni ynë i kombëtares, Lorik Cana, i ka bërë lëmsh ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një postim të koduar. Duke qenë tepër aktiv virtualisht, Loriku hedh shpesh fotografi apo video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Mbrëmë, ai i befasoi ndjekësit në “InstaStory”, ku shkroi një status me shumë kuptime, për një takim me ish-in e tij. Të gjithë u keqkuptuan, se bëhej fjalë për ndonjë ish të dashur, para se të martohej, por nuk paska qenë kështu.

“Dua të ndaj me ju diçka speciale, që më ndodhi mua sot…Unë pashë pas më shumë se 10 vitesh një ish timin. E di që është e vështirë ta them këtë dhe ndoshta nuk duhet ta them, por një numër i madh kujtimesh dhe pasionesh m’u rikthyen mua! Ajo është ende shumë atraktive, një bukuri reale dhe ende ka një tatuazh me emrin tim në të… Shpresoj të të shoh një ditë! Më mungon!” – shkroi Cana.

Të shumtë ishin ndjekësit, që synuan ta zgjidhin këtë “fjalëkryq”, duke u përbashkuar në një pikë: flitej për ndonjë femër bukuroshe, me të cilën ish-kapiteni kuqezi ka qenë i lidhur para një dekade.

Më vonë, për t’i larguar të gjitha dilemat dhe keqkuptimet ka menduar vetë Loriku, përmes një postimi tjetër, kur ka zbuluar makinën luksoze “Porsche”, që e ka në garazhin e tij. Përmes fotos ka specifikuar edhe gdhendjen e emrit të tij në të.

“Djema, më lejoni t’ju prezantoj me të”, – shkroi ish-futbollisti i disa skuadrave në Europë, duke i dhënë zgjidhje “ekuacionit” që shtroi më parë dhe ngërtheu interesin e mijëra ndjekësve.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit