Kombëtarja

“Loro Boriçi” në gjendje perfekte, një kompani austriake vijëzon fushën

“Loro Boriçi” në gjendje perfekte, një kompani austriake vijëzon fushën

Përballja e së shtunës mes Shqipërisë dhe Skocisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, është e një rëndësie të veçantë për ekipin tonë kombëtar. Një fitore e mundshme ndaj Skocisë, ul rrezikun për zbritjen nga kategoria, ndërsa humbja komplikon gjithçka.

Kombëtarja e drejtuar nga Christian Panucci, vjen në këtë përballje me disa mungesa të rëndësishme si Grezda apo Lenjani (të dëmtuar dhe Hysaj me Bashën të pezulluar), por ljami i mirë është se pjesa tjetër e futbollistëve të grumbulluar kanë minutazhin e mjaftueshëm në këmbë me klubet e tyre.

Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur që këtë takim të zhvillojë në qytetin e Shkodrës, në stadiumin “Loro Boriçi”. Fatmirësisht ekipi ynë kombëtar por edhe Skocia, do të përballen në një terren perfekt. Fusha e stadiumit në Shkodër është në gjendje të mirë, pasi prej javësh aty nuk është zhvilluar asnjë ndeshje. Por FSHF-ja nuk e ka lënë me kaq, pasi ka menduar deri në detaje për këtë takim.

Kompania prestigjioze austriake e vijzimit të fushave sportive, “Fairy Ground”, është përzgjedhur për të bërë vijëzimin e fushës në stadiumin “Loro Boriçi” për takimin e së shtunës. Kjo kompani ka sjell për herë të parë një bojë 100 % ekologjike, e cila shmang alergjitë në trupin e lojtarëve gjatë kontaktit të tyre me vizat e bardha.

Duhet theksuar se firma austriake është duke e kryer këtë shërbim falas, pasi në Shqipëri ka ardhur e kontaktuar nga fotoreporteri Fatlum Kurtaj dhe ish-futbollisti Roland Luçi.

Vijëzimi do të jetë me standarde të larta, me përmasat dhe cilësinë që përdoret edhe në fushën e disa klubeve dhe ekipeve kombëtare në botë dhe Evropë. Boja e përdorur për vijzimin e fushës në “Loro Boriçi” ofron reflektim më të lartë të dritës dhe ndihmon arbitrat gjatë gjykimit të ndeshjes.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Kombëtarja