Lothar Matthaus: Bayerni po paguan çmimin e një gabimi të madh në verë

6 Dhjetor 2018
12:14
Alfred Lleshi
back button

Bayern Munich po paguan çmimin e bërjes së një gabimi të madh në verë, mosrinovimin e skuadrës, e cila është e plakur. Kështu thotë Lothar Matthaus. Gjigantët e Bundesligës kanë gëzuar një epokë suksesi të pakrahasueshëm, me gjashtë tituj të njëpasnjëshëm kampioni në Gjermani.

Megjithatë, ata kanë vuajtur në sezonin 2018-2019, nën regjimin e ri të stërvitjes nga Niko Kovac. Bavarezët e shohin veten të katërtit në tabelën e klasifikimit, aktualisht. Legjenda e Bayernit i tha “Goal” gjatë një vizite në Indi, në rolin e tij si ambasador i Bundesligës:

"Bayern Munich e ka dominuar kampionatin gjerman në gjashtë vitet e fundit. Bundesliga është gjithmonë një projekt shumë interesant, kemi mjaft lojtarë të mirë. Dhe me siguri, ekipi më i mirë në Gjermani është Bayern Munich i gjashtë viteve të fundit.

Aty janë futbollistët, që kanë luajtur për gjashtë vitet e fundit, si Arjen Robben, Franck Ribery, Jerome Boateng, Thomas Muller. Edhe më shumë. Gabimi më i madh që Bayerni bëri para nisjes së këtij sezoni ishte se nuk bëri ndryshimin e nevojshëm në grupin e lojtarëve.

Dhe tani, hap pas hapi, skuadra duhet të luftojë. Bayerni ka lojtarë të rinj shumë të mirë dhe me Niko Kovac si trajner, atyre duhet t’u jepet shansi të luajnë. Kovac është një ish-lojtar, që ka luajtur me Bayernin 15 vite më parë. Ai e ka ADN-në e këtij klubi në gjak, e njeh Bundesligën. 

Ka rrënjë kroate, por ka lindur në Gjermani, ka luajtur në Bundesligë. Ai kishte rezultate të mira sezonin e kaluar me Eintracht Frankfurt, ka drejtuar kombëtaren kroate. Pra, ka përvojë për të punuar me yjet, por Bayern Munich është diçka tjetër dhe për këtë, ai ka nevojë për mbështetje nga njerëzit që punojnë në klub.

Për mua, gabimi që bëri Bayerni ishte se nuk i ndryshoi lojtarët, në funksion të rinovimit të grupit. Kovac duhet të menaxhojë ata lojtarë, që kanë fituar gjithçka në vitet e mëparshme. Personalisht, nuk shoh motivimin e disa lojtarëve. Kur e ke fituar gjashtë here radhazi titullin kampion, si mund të motivohesh? Nuk është diçka që ndodh automatikisht, por psikologjikisht.

Ky ishte problemi i tij, ndoshta mori disa vendime të gabuara. Kovac duhet të mësojë dhe mendoj se do ta bëjë këtë. Ai është një trajner i mirë, punon shumë nga mëngjesi deri në mbrëmje për t'i bërë lojtarët më të mirë".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit