Lotito beson te mrekullia: Sarri ka mbetur pa fjalë kur…

11 Qershor 2021
20:49
Denis Hakanaj
back button

Claudio Lotito ka folur pa frena në një intervistë të dhënë për Il Messaggero.

Për Sarri-n:

“E kam zgjedhur për të gjithë, kam marrë një mjeshtër në rritjen e futbollistëve dhe për të arritur objektiva që klubi dhe njerëzit presin”, ka thënë presidenti i bardhekaltërve për trajnerin e ri.

“Maurizio ka mbetur i befasuar nga qendra sportive. Më ka bërë komplimentet për investimet, që duhet të transformohen në rezultate në fushë me meritë dhe sakrificë”.

Pikërisht në lidhje me objektivat:

“Titulli? Me pasion dhe impenjim maksimal do t’ia arrijmë. Unë jam i pari që e dua, përfaqësoj pasionin e një populli”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit