Lotito i xhindosur, pritet vendim ekstrem te Lazio pas 3 humbjesh radhazi!

12 Korrik 2020
18:43
Telesport

Tri humbjet radhazi (Milan, Lecce dhe Sassuolo) kanë zemëruar pa masë presidentin e Lazios, Claudio Lotito. Numri “1” bardhekaltër – sipas Sportmediaset – nuk e kapërcen dot gjendjen që po kalon ekipi i Simone Inzaghit që pas pandemisë.

Pagelle, Lazio-Sassuolo: crollo totale, si salva solo Lazzari

Për më tepër, përballja e ashpër mes Francesco Acerbit dhe Ivo Pulcinit, drejtuesi i stafit mjekësor, ka bërë që kambana e alarmit të bjerë te ekipi roman.

Tashmë ekziston mundësia që Lazio të përfundojë në grumbullim për të përgatitur ndeshjen ndaj Juventusit pas një jave. Grupi duket i përçarë dhe jo më drejt një qëllimi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit