Lozano flet për golin ndaj Juves: Ja çfarë më tha Ronaldo!

5 Shtator 2019
10:31
back button

Blerja më e madhe e kësaj vere nga Napoli, Hirvign Lozano debutoi me gol në një ndeshje të vështirë, kundër një rivali si Juventus.

Sulmuesi meksikan është ndalur të flasë për atë natë në Torino, ku tregoi edhe bisedën që pati me portugezin  Cristiano Ronaldo.

“Kur u shënua goli i fundit, ai u afrua dhe më bëri komplimente për ndeshjen që zhvillova. Mirë se erdhe në Itali më tha. Ishte diçka shumë e këndshme sepse ai është një lojtar spektakolar, i një kategorie tjetër. Realisht e shijova atë ndeshje, sepse skuadra ishte fantastike pavarësisht se luajtëm ndaj disa lojtarëve të mëdhenj, jo vetëm Cristiano”, tha Lozano.

Në vijim Lozano tha se po mëson dhe po përshtatet me skuadrën e re, ndërsa shtoi se nuk ka ndonjë sekret për debutimin me gol në çdo skuadër ku ka luajtur, ai thjesht tha se ndjek ritmin e lojës dhe jep maksimumin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit