“Luaj çdo ditë”, Salah zbulon hobin e pazakontë

25 Nëntor 2023
18:32
Denis Hakanaj
back button

Superylli i Liverpool, Mohamed Salah zbuloi se është “i varur” nga një hobi i ri.

Salah është transformuar në një kampion të vërtetë që kur u transferua te Liverpool në 2017-ën, duke fituar Premier League dhe Champions League, dhe ka shënuar 198 gola në 322 ndeshje.

Kjo nuk është befasi pasi sulmuesi yll është një atlet i klasit botëror që kupton plotësisht taktikat gjeniale të trajnerit Jurgen Klopp.

Dhe është e qartë se egjiptiani është një adhurues i madh i strategjisë pasi ai ka adoptuar një hobi argëtues dhe të sofistikuar jashtë fushës.

31-vjeçari zbuloi se është i pasionuar pas shahut dhe se luan “çdo ditë”.

Ndonjëherë ish-ylli i Roma-s futet në internet për të luajtur kundër njerëzve të tjerë dhe merr shumë pyetje nga pjesëmarrësit e tjerë.

Salah tha për Sky Sports: “Unë luaj shah, jam i varur nga shahu. Çdo ditë, me të vërtetë çdo ditë.

“Vendosa emrin tim dhe disa numra kështu që disa njerëz më pyesin: ‘A je Mo Salah’?

“Unë them, ‘Po’, ata nuk e besojnë dhe thonë: ‘Ti po gënjen’, unë them, ‘Po, po gënjej’.

“Unë jam i mirë, nuk jam Magnus Carlsen, por jam mirë. Askush nuk ka shanse me Magnusin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit