“Luaj, mbyll gojën dhe vrapo!”, legjenda shpërthen kundër Mbappe

17 Gusht 2022
16:23
Denis Hakanaj
back button

Kylian Mbappe është kritikuar nga legjenda e futbollit francez Frank Leboeuf për shkak të sjelljes së tij në ndeshjen e fundit të luajtur nga Paris Saint-Germain.

Dhe ish-portieri historik i Francës ka pranuar se është i “turpëruar” nga sjellja e Mbappe në fushën e lojës. 23-vjeçari ndaloi vrapin gjatë një kundërsulmi kur shoku i skuadrës Vitinha zgjodhi t’ia pasonte topin një lojtari tjetër, gjatë ndeshjes së fituar 5-2 nga parisienët kundër Montpellier.

Një sjellje që është kritikuar ahspër edhe nga tifozët e PSG-së pasi klubi i dha atij një kontratë me vlerë 507 milionë sterlina në total në fillimin e kësaj vere.

Gjithashtu, Mbappe patie dhe një mosmarrëveshje me Neymar për një penallti pasi kishte gabuar pak momente më parë nga pika e bardhë.

Leboeuf beson se sjellja e Mbappe ishte e papranueshme, duke i bërë thirrje lojtarit që thjesht “luaj, mbyll gojën dhe vrapo” në të ardhmen.

Leboeuf ka thënë për ESPN: “Nëse unë do të isha Christophe Galtier, do t’i kisha thënë në fund të ndeshjes: ‘Kylian, të dua, por çfarë dreqin po bën?

“‘Është hera e fundit që e bën këtë. Nuk dua t’ia di se je ylli i ekipit, nuk mund ta bësh këtë’. Mua më vjen turp tani sepse e adhuroj atë dhe nuk e kuptoj. Ai është një shembull për të rinjtë, ai e di dhe nuk duhej ta kishte bërë kurrë”.

Leboeuf ka kritikuar edhe kapitenin e PSG-së, Marquinhos, që nuk ka reaguar kundër kësaj sjellje të Mbappe, duke shtuar: “Kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë në vitet 90-të.

“Nëse unë do të kisha bërë një gjë të tillë dikush do të kishte ardhur drejt meje dhe do të më kishte thënë ‘kush mendon se je? Nuk ka rëndësi nëse ke fituar Kupën e Botës! Je te Chelsea, luaj, mbyll gojën dhe vrapo!’.

“Kjo është ajo që Marquinhos duhej të kishte bërë. Duhet t’i kishte shkuar afër dhe t’i kishte thënë ‘çfarë po bën? Është hera e fundit! Herën tjetër do të shkojmë në dhomat e zhveshjes dhe unë do të tregoj si funksionojnë gjërat'”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit