Luajnë tenis në 3.466 metra, thyejnë rekordin e Federer-Vonn

26 Tetor 2021
12:35
Gentian Spiri

Tenistja italiane Jasmine Paolini dhe ajo ruse Liudmila Samsonova kanë vendosur një rekord të ri botëror. Ato kanë luajtur tenis, në një ndeshje “show”, në lartësinë 3.466 metra, në një fushë të vogël, të improvizuar në majën e një kulle, në Malin e Bardhë (majën Heilbronner).

Ato shkuan në zonën turistike përmes një teleferiku dhe më pas kanë zhvilluar “ndeshjen”, duke vendosur edhe rekordin e ri, si ndeshja e tenisit luajtur në lartësinë më të madhe. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 2014 nga tenisti Roger Federer e skiatorja Lindsey Vonn.

Këta të fundit kishin luajtur në lartësinë 3.454 metra, ndërsa Paolini-Samsonova luajtën në një lartësi 12 metra më shumë. “Përshëndetje Roger”, ka qenë mesazhi që dy tenistët i kanë dërtuar legjendës zvicerane. Ndeshja “show” është ndjekur nga mjaft turistë që ndodheshin aty.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit