“Luajtëm mirë, por nuk morëm gjë”, Starova: Llogaritë bëhen në fund!

14 Prill 2019
18:02
back button

Trajneri i Laçit, Sulejman Starova foli pas humbjes 1-0 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit në "Gol pas Goli", ku theksoi se skuadra luajti mirë, por në fund loja e mirë nuk iu solli rezultat.

Pjesa e parë, çfarë nuk shkoi? Ishte një pjesë e parë e mirë e jona. Nuk u rrezikuam në asnjë moment. Ajo që na penalizoi ishte se nuk i kishim në ditën më të mirë sulmuesit. Në pjesën e dytë ndodhi ai gabim dhe Dunga na penalizoi.

U ç’orientuam pas golit. Humbëm pastaj raste me Mane, Mersinaj dhe Gjonin. Luajtëm mirë, por nuk futëm gjë në xhep. Kjo ndeshje iku, do përpiqemi të grumbullojmë sa më shumë pikë. Atëherë bëhen llogaritë. 

Objektivat Kemi sprintin final. Do të përpiqemi nga ndeshja në ndeshje që të bëjmë llogaritë në fund.

Ndryshimi i skemës – Ata u futën për t’u mbrojtur. Me skemën 3-5-2 skuadra e kuptoi shumë mirë, dhe ne luajtëm shumë më mirë se Luftëtari. Goli prishi ekuilibrat. Mund të merrnim një gol të dytë. Më mirë të rrezikojmë se të dorëzohemi, por në fund nuk morëm pikë.

Goli i pësuarGabim teknik në mbrojtje. Njëri duhet të mbulonte tjetrin dhe tjetri të dublonte. 

Luftëtari mbetet i vështirë Ata kanë pasur gjithmonë skuadër të mirë. Kemi pasur probleme këtu. Në tiranë nuk i kemi pasur. Ndërsa ky është një rast kur luftëtari po lufton për mbijetesë. Pishman kam kur e humbet ndeshjen me një gabim, por jo në drejtim të lojës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit