Ka luajtur me Inter-in, duke bërë 11 paraqitje në kampionat, përfshirë një derbi më 19 prill 2015, por tani rrezikon të përjashtohet nga Italia për shkak se është i parregullt.
Historinë e Assane Gnoukouri, esfushor i talentuar 27-vjeçar afrikan i zbuluar nga Roberto Mancini tek Inter-i, e ka rrëfyer e përditshmja Liberta e Piaçencës.
Në vitin 2017 futbollisti u detyrua të ndalonte së luajturi për shkak të një problemi në zemër dhe më pas përfundoi i përfshirë në një hetim nga prokuroria e Parmës, përmes të cilit u sqarua se identiteti i tij i vërtetë është ai i Alassane Traore.
Avokatja Michela Cucchetti ka nisur procedurat për kërkimin e azilit pasi rrezikon seriozisht të dëbohet nga Italia.