Luan ndaj Interit, Reali gjen nderimin e duhur për Maradonën

25 Nëntor 2020
18:23
Eraldo Harlicaj
back button

Diego Armando Maradona u nda nga jeta ditën e sotme. Legjenda e futbollit argjentinas mbylli sytë përgjithmonë në moshën 60-vjeçare pas një ataku kardiak.

Real Madridi, ashtu si shumë klube në botë, kanë reaguar duke nderuar legjendën e futbollit. Madrilenët vendosën që në ndeshjen e sotme ndaj Interit të luajnë me një shirit të zi.

E gjitha kjo skenë në kujtim të Maradonës. Diego do të mbahet mend si një nga më të mëdhenjtë e historisë së futbollit botëror.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit