Luan në Serie B, Milani piketon zëvendësuesin e Ibrahimovic

3 Prill 2020
9:59
Alfred Lleshi
back button

Me sezonin e pezulluar dhe që nuk dihet se kur do të rinisë, është e pamundur të parashikosh se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Një e ardhme e paqartë edhe rastin e Zlatan Ibrahimovic. Kontrata e suedezit me Milanin do të skadojë më 30 qershor dhe mundësia e tërheqjes nga futbolli i luajtur nuk përjashtohet .

Është e qartë se klubi kuqezi duhet të fillojë të bëjë vlerësimet e tregut për të gjetur një zëvendësues për të. Trashëgimia e një lojtari kaq të rëndësishëm dhe vendimtar nuk është kurrë e lehtë, por Gazidis duket se ka një ide. Sipas asaj që raporton “Il Corriere dello Sport”, Milani është në gjurmët e Gianluca Scamacca, sulmuesit në pronësi të Sassuolo, por i huazuar tek Ascoli, ku tashmë ka shënuar 11 gola mes Serie B dhe “Coppa Italia”.

I rritur në Romë, Scamacca fluturoi në hollandë në moshën 16-vjeçare për të provuar veten te PSV, përpara se Sassuolo ta sillte përsëri në Itali, më 2017. Ai ishte një nga axurrët që fitoi vendin e tretë në Botërorin U-20, vitin e kaluar, duke përfunduar titullar edhe tek Italia U-21.

Milani mund ta blejë atë plotësisht, ose ta huazojë me detyrimin e shëlbimit përfundimtar. Sidoqoftë, duhet të përballojë garën e Napolit dhe mbi të gjitha të Benfica. Më shumë se 10 milionë euro kanë ofruar në janar portugezët, të cilët do të tentojnë përsëri ta bindin Sassuolo për të hequr dorë nga një xhevahir i mundshëm.

Por, preferenca e Scamacca duket se është Milani, të zëvendësojë idhullin e tij, Ibrahimovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit