Lucas Hernández paraqitet në gjykatë, 10 ditë kohë për të shmangur 6 muaj burg

18 Tetor 2021
15:55
Alfred Lleshi
back button

Lucas Hernández është paraqitur në gjykatën që ka dhënë urdhrin për të hyrë në burg vullnetarisht, duke respektuar procedurën përkatëse. Aty ka vendosur të apelojë çështjen dhe brenda dhjetë ditësh do të mësohet nëse e parandalon shkuarjen në burg apo do ta konvertojë dënimin në forma të tjera.

Le të kujtojmë se problemi kryesor që lojtari i Bayern Munich ka tani është se theu një urdhër ndalimi (mbrojtjeje) kundër të dashurës së tij, kur bënë një udhëtim së bashku në SHBA. Pasi u pajtuan, atje kaluan pushimet dhe u martuan në Las Vegas.

Në fakt, kishte një urdhër kufizues për të dy, por ai i futbollistit ishte tashmë ekzekutiv, ndërsa tjetri, ai i të dashurës, ende jo për shkak të mungesës së një procedure. Fakti i të pasurit dy dënime të mëparshme dhe çështja e dhunës ndaj partneres e ndërlikon dhe përkeqëson situatën procedural të futbollistit francez. Urdhri për të shkuar në burg, ku të vuajë dënimin prej gjashtë muajsh, tani për tani duket i pashmangshëm.

Të enjten, më 28 tetor, nëse seanca në Apel nuk zhvillohet (diçka e komplikuar, duke marrë parasysh kohët normale procedurale), Lucas Hernández do të duhet të shkojë në burg. Kjo është deklarata e bërë publike nga Gjykata Superiore e Drejtësisë e Madridit: “Lucas Françoise BH është shfaqur në orën 11:30 të mëngjesit sot, vullnetarisht, një ditë para se të thirrej nga Gjykata Penale Nr.32 e Madridit, për t’i kërkuar që të shkojë në burg për krimin e shkeljes së dënimit.

Duke qenë se pala e interesuar u njoftua sot me vendimin e shkuarjes në një burg, periudha prej dhjetë ditësh e paraqitjes vullnetare në vendin e vuajtjes së dënimit përfundon në orën 24:00 të së enjtes, 28 tetor. Në të njëjtën kohë, Seksioni 26 i Gjykatës Krahinore të Madridit përpunon apelimin e paraqitur nga përfaqësuesi i tij ligjor kundër vendimit të shkallës së parë, dënimit me burg”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit