Lufta ndaj Coronavirus, gjest i madh i “bosit” të Milan

4 Prill 2020
10:19
back button

Shumë klube të futbollit janë solidalizuar duke dhënë ndihma të ndryshme në luftën ndaj Coronavirusit. Së fundmi, Milan ka bërë me dijë një tjetër donacion, që nuk është i pari nga kuqezinjtë.

Numri një i klubit, Paul Singer, së bashku me familjen e tij ka dhuruar 100 mijë dollarë për spitalin “San Raffaele”, që ndodhet në Milano. Këto 100 mijë dollarë janë dhuruar për të mundësuar blerjen e sa më shumë respiratorëve, që të ndihmojnë pacientët e prekur nga COVID-19.

Gjithashtu, klubi kuqezi dhe fondacioni Milan kanë nisur një tjetër fushatë për mbledhjen e sa më shumë ndihmave nga njerëz të ndryshëm dhe nga kjo fushatë janë grumbulluar deri më tani gati 500 mijë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit