LUFTA PËR SERIE A: Spezia eliminon Chievo, një hap larg ngjitjes!

11 Gusht 2020
23:21
Telesport
back button

Lufta për vendin e fundit në Serie A për sezonin 2020-21 po shkon drejt fundit dhe finalistja e parë i garës playoff është Spezia, që ka mundur 3-1 Chievo Verona në ndeshjen e kthimit, pasi ishte mundur 2-0 në ndeshjen e parë, por duke e renditur më mirë se sa verdheblutë kualifikohet.

Ndeshje spektakolare e ekipit të Spezias, që arriti ta çonte në 53 minuta sfidën 3-0 me golat e Galabinov, Maggiore dhe Nzola. Për miqtë shënoi në fund Leverbe.

Ligurianët tani janë duke pritur për fituesin mes Frosinone dhe Pordenone, që do të luhet ditën e nesermë dhe që ka parë Prodenonen fitues në ndeshjen e vajtjes…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit