Lufta për titull në Premier: Klopp lë yjet në stol, Guardiola i beson të padëshiruarit (Formacionet)

22 Maj 2022
16:28
Denis Hakanaj
back button

Sot luhet java e fundit në Premier League, që do të përcaktojë fituesin e titullit mes Manchester City dhe Liverpool-it.

Qytetarët do të presin në shtëpi Aston Villa-n e Steven Gerrard, ish-kapiteni legjendar i Të Kuqve. Pep Guardiola ka vendosur t’i besojë në sulm Gabriel Jesus-it, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.

Formacionet zyrtare

Manchester City (4-3-3): Ederson; Stones, Fernandinho, Laporte, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Bernardo Silva; Mahrez, Gabriel Jesus, Foden.

Aston Villa (4-3-2-1): Olsen; Cash, Chambers, Mings, Digne; McGinn, Douglas Luiz, Ramsey; Buendia, Coutinho; Watkins.

Liverpool-i, nga ana tjetër, do të presë në shtëpi Wolves-in dhe do të shpresojë te një dhuratë nga Gerrard. Klopp ka vendosur të mos rrezikojë duke lënë në stol Van Dijk dhe Salah, për t’i ruajtur për finalen e Champions League.

Formacionet zyrtare

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Konaté, Robertson; Keita, Henderson, Thiago Alcantara; Diogo Jota, Mané, Luis Diaz.

Wolverhampton (3-5-2): José Sa; Boly, Coady, Toti; Jonny, Dendoncker, Ruben Neves, Joao Moutinho, Ait-Nouri; Pedro Neto, Raul Jimenez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit