Lufta për titull në Serinë A: ja zgjedhjet e Pioli-t dhe Inzaghi-t (Formacionet)

22 Maj 2022
17:04
Denis Hakanaj
back button

Java e 38-të dhe e fundit e Serisë A do të vendosë edhe fituesin e titullit. Mila, që kryeson renditjen me 2 pikë avantazh, do të luajë në fushën e Sassuolo-s, ndërsa Inter-i do të presë në shtëpi Sampdoria-n. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në orën 18.

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, ka vendosur të mos i bëjë asnjë ndryshim formacionit që fitoi 2-0 fundjavën e kaluar kundër Atalanta-s.

Formacionet zyrtare

SASSUOLO (4-2-3-1): Consigli; Muldur, Ayhan, Ferrari, Kyriakopoulos; Maxime Lopez, Frattesi; Berardi, Raspadori, Henrique; Scamacca.

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud.

Asnjë surprizë as nga ana e Simone Inzaghi-t. Dumfries do të luajë në vend të Darmmian në krahun e djathtë, Correa në vend të Dzeko-s.

Inter (3-5-2) Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Correa.

Sampdoria (4-4-1-1) Audero; Bereszynski, Yoshida, Ferrari, Augello; Candreva, Vieira, Rincon, Thorsby; Sabiri; Caputo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit