Lufta për topin…; Mourinho i “vë flakën” rrjetit me foton e para 7 viteve

29 Prill 2021
14:33
Alfred Lleshi
back button

Mourinho nuk po drejton asnjë ekip për momentin, por gjithmonë di si të vihet në qendër të vëmendjes. Diçka që ai kurrë nuk e humb. Trajneri portugez vijon të jetë aktiv në Instagram. Që nga shkurti 2020 ka përcjellë karakterin e tij në këtë rrjet social. Po ashtu, ka zbuluar anën e tij më personale, të përditshme dhe gjithashtu më me humor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Kjo e martë shënoi shtatë vitet e përplasjes së famshme për topin me Gerrard, gjatë ndeshjes Liverpool-Chelsea, që përfundoi 0-2. Trajneri portugez luajti rolin në nivelin taktik (vonoi lojën) dhe aktualisht donte ta përkujtonte atë rast me një foto, në të cilën Gerrard përpiqet të marrë topin nga duart e tij…

“Anfield, 27 prill 2014. Posedimi i topit”, – ishte statusi i shkurtër i Josë përkrah fotos, duke shkaktuar një “tërbim” në rrjet midis tifozëve dhe ndjekësve. Më shumë se 450.000 “pëlqime” dhe pa fund komente të të gjitha llojeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit